Google ADS

Merkel: Qëndrimi ‘Amerika e para’ më së shumti do të dëmtojë amerikanët

23:24 | 23 Gusht 2017
Trina Galanxhi

Kancelarja gjermane Angela Merkel ka deklaruar se ajo e kupton mbështetjen e sloganit ‘Amerika e Para’ që e morri përsipër Presidenti Donald Trump, por ajo shton se ‘kjo do të dëmtojë më së shumti amerikanët’.

Duke folur në një forum të organizuar nga gazeta Handelsblatt e Gjermanisë, Merkel tha se shumë njerëz në SHBA e shohin globalizmin si një situatë në të cilën një vend fiton në kurriz të të tjerëve, transmeton portali arbresh.info

“Një Amerikë që nuk shqetësohet për asgjë që ndodh në botë, nuk mund të jetë një Amerikë e madhe”, tha Merkel.

Ajo shtoi se ndonëse ka pikëpamje të ndryshme me Donald Trump, ai luftoi gjatë fushatës për t’u bërë kandidat republikan dhe më pas i fitojë zgjedhjet.

“Për këtë ai e meriton respektin e duhur”, shtoi Merkel.

Pas tërheqjes së SHBA-ve nga marrëveshja e klimës në Paris, Angela Merkel ka qenë një kritikuese e zëshme e Presidentit amerikan, Donald Trump./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme