Ish -këshilltari për siguri në Ambasadën e Serbisë në Maqedoni Goran Zhivaljeviq, sonte i mohoi pohimet e VMRO-DPMNE-së se institucionet e Maqedonisë nuk i kanë dhënë miratim të hyjë në Parlament gjatë incidentit më 27 prill.
“Prania ime në Kuvend nuk ishte sekret, dhe as në fshehtësi. Misioni im nuk ishte sekret, as me qëllim të keq, e për më tepër, shërbimet e Maqedonisë kanë pasur dijeni”, deklaroi Zhivaljeviq për Tanjug.
Ai potencoi se për qëndrimin në Kuvend ka marrë aprovim nga këshilltari për siguri i presidentit të Maqedonisë, Sinisha Aleksovski. “Ai njeri e dinte shkakun pse isha atje dhe për atë ishte i informuar. Misioni im atje nuk ishte sekret dhe ishte me qëllim të mirë lidhur me sigurinë e Maqedonisë, ndërsa në kontekst të bashkëpunimit të cilin e kemi me shërbimet e sigurisë së Maqedonisë”, theksoi Zhivaljeviq.
Ai pohon se në kumtesën e VMRO-DPMNE-në me qëllim anashkalohet instanca President i Republikës. “Paraqitja ime për aktivitet atë mbrëmje, më 27 prill, i ishte drejtuar vetë Kabinetit të Presidentit dhe këshilltarit të tij për siguri”, thotë ai.
Jashari takohet me shefen e Mbrojtjes së Forcave të Armatosu...
Hasani takon homologun austriak, diskutojnë për lidhjen e fo...
Mustafa kujton babain Xhemailin, 24 vjet pas vrasjes: Ai ënd...
Në 24-vjetorin e vrasjes, Osmani kujton Xhemail Mustafën si ...
Ancelotti për Mbappen: Ai do të tregojë cilësitë e tij nesër
Çfarë është “Oreshnik”, raketa më e fuqishme që Rusia ka për...