Sipas një studimi të fundit të kryer nga Universiteti Standfort është gjetur se shefat egoist janë pika kryesore e fundosjes së një biznesi.
Studimi thekson se shefat egoistë dhe narcisoidë ka shumë gjasa që të nxisin veprime të kundër ligjshme dhe shumë më lehtë mund të paditen, transmeton portali arbresh.info
Gjithashtu theksohet se shefat kokëfortë shpërfillin këshillat e ekspertëve dhe shpesh herë veprojnë në mënyrë joracionale, të cilat mund t’i kushtojnë shumë financiarisht kompanisë.
Studimi është kryer përmes një sondazhi në 32 firma të teknologjisë së lartë, 97 për qind e të cilave ishin në listën e 1000 Fortune.
Punëtorëve u është kërkuar që të vlerësojnë shefat e tyre për shkallën e sjelljes dhe një përqindje e madhe kanë theksuar se ata janë ‘arrogantë, mburravec, mendjemëdhenj, egoist, shfaqes dhe temperament’.
Ekspertët kanë këshilluar që studime të tilla mund të ndihmojë personat përgjegjës në vendet e tyre të punës që të ndryshojnë sjelljen, në mënyrë që rezultati në punë të jetë më i dobishëm./arbresh.info/
Vetura përplas për vdekje një 80-vjeçar në Malësi të Madhe
Shifrat e INSTAT: Mbi 761 mijë turistë të huaj në tetor
Kurti merr pjesë në vendosjen e gurthemelit të Stadiumit të ...
Rama fton të gjithë të ndjekin në 4K filmin e realizuar në 1...
Kurti merr pjesë në ceremoninë e zbulimit të shtatores së Me...
Sot shqyrtohet në komision ligji i kthyer për rishqyrtim nga...