Google ADS

Theresa May: Letra për deportimin e qytetarëve u dërgua gabimisht

20:35 | 23 Gusht 2017
Trina Galanxhi

Deri në 100 shtetas të BE-së kanë pranuar një letër qeveritarë në të cilën thuhej që të lëshonin vendin.

Por menjëherë ka reaguar kryeministrja e Britanisë së Madhe, Theresa May, e cila tha se qeveria e saj u kishte dërguar letrat gabimisht 100 shtetasve të BE-së, shkruan Guardian, transmeton portali arbresh.info

“Unë e di se personat përgjegjës kanë reaguar menjëherë te personat që kanë pranuar letrat dhe u kanë sqaruar situatën”, ka thënë May.

Shtetasit e BE-së në Britani të Madhe vazhdojnë të jetojnë në një mjegull që është krijuar pas Brexit.

Ende nuk janë dhënë detaje se cilat janë planet e Britanisë për qytetarët e BE-së pas daljes nga BE-ja./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme