Google ADS

5 vrasjet më të ‘egra’ në Game of Thrones

19:54 | 23 Gusht 2017
Trina Galanxhi

Sezona e shtatë e serialit Game of Thrones pritet të përfundojë me vdekjen e një karakteri, sikur që ka ndodhur edhe në sezonat tjera.

Por para se të kuptojmë se kush do të vdes këtë sezonë, do të kujtomë  5 nga vrasjet më të egra që janë shfaqur në serialin Game of Thrones, transmeton portali arbresh.info

Oberyn Martell

martell

Ai u vra në mënyrën më brutale të mundshme. Atij iu shpërbë kafka nga duart e një personi tjetër. Sado karizmatik dhe luftëtar i mirë që qe Oberyn, ai u mposht në mënyrë shumë të vrazhdë.

Meryn Trant

trant

Ai gjithnjë ishte një ndër emrat e spikatur në listën e Aryas. Ajo kërkonte që ta vristë atë në mënyrë të egër, por kurrë nuk e imagjoni që do t’ia dilte. Në qytetin Braavos, Arya fillimisht ia hoqi sytë atij, e la të gjallë që t’i tregonte se kush po hakmerrej dhe më pas e vrau.

Shireen Baratheon

baratheon

Kjo është vrasja që sa herë e kujton të dhemb. Ajo u dogj në turrë të druve me urdhërin e babait të saj, sepse Melisandre parashikonte se vdekja e saj do të garantonte një fitore kundër Ramsay Bolton. Megjithatë, profecia dështoi.

Randyll and Dickon Tarly

tar

Babai dhe vëllau i Samuel Tarly, mikut më të mirë të Jon Snow, u dogjën të gjallë nga dragojtë e Deneris, pasi ata nuk pranuan që të gjunjëzohen para saj dhe nuk e pranuan atë si mbretëreshë të shtatë mbretërive. Vdekja e tyre ishte si një lloj hakmarrje për besnikërinë që kishin treguar ata ndaj Cercei Lanniester.

Ramsy Bolton

ramsy

Vdekja e tij ka kënaqur shumë nga shikuesit e serialit, por përkundër këtij fakti ishte një ndër vdekjet më brutale. Ai u shqye i gjallë nga qentë e tij të uritur. Të gjithë e dimë, që Ramsy të njejtën gjë e bëri edhe për njerkën dhe vëllaun e tij nga babai./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme