Google ADS

Repartin e transfuzionit të gjakut e ‘vizitojnë’ macet (FOTO)

20:39 | 23 Gusht 2017
Arbresh.info

Qendrat klinike të Kosovës përveq mungesës së shumë gjërave që nevojiten për pacient kanë mungesë edhe të ruajtjes së ambientit të tyre.

Në të shumtën e rasteve i kemi parë dhomat e pacientëve si dhe koridoret në këto qendra të demoluara e të papastërta.

Një lexues i portalit arbresh.info ka dërguar një fotografi të spitalit i cili gjendet në lagjen Bair të Mitrovicës. Lexuesi e ka bërë fotografinë në repartin e transfuzionit të gjakut ku në korridorin e këtij reparti shihet një mace, shkruan arbresh.info.
Siç kemi njohuri ky repart është tejet i ndjeshëm dhe duhet të ketë higjenë shumë të pastër./arbresh.info

20987972_1603882859624324_1240067112_n

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme