Google ADS

Ibrahimovic synon rikthimin në Man Utd më 28 tetor

20:50 | 23 Gusht 2017
Arbresh Info

Zlatan Ibrahimovic synon rikthimin dramatik në Old Trafford më 28 tetor kur “Djajtë e Kuq” të zhvillojnë ndeshjen ndaj Tottenham Hotsporit në Premierë Ligë.

Pas lajmit që Zlatan Ibrahmovic mund të rikthehet në Manchester United, tani kanë filluar të qarkullojnë raporte që lojtari mund të jetë i gatshëm për fushë të blertë më 28 tetor, transmeton portali arbresh.info.

Tifozët e Manchester United janë sigurisht të ngazëllyer, por një lajm i tillë është i tmerrshëm për tifozët e Tottenham Hotspurit.

Suedezi lëndoi gjurin e këmbës gjatë muajit prill dhe që nga atëherë ka qenë në procesin e rikuperimit.

Zlatan Ibrahimovic ka befasuar madje doktorët me shpejtësinë e rikuperimit. Ishte vlerësuar që Zlatani do të jetë jashtë fushës për nëntë muaj për shkak të gjendjes së rëndë.

Katër muaj më vonë dhe 35-vjeçari ka njoftuar tashmë shokët e tij se ka në plan të rikthehet në punë gjatë javëve të ardhshme./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme