Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Ramiz Kelmendi, ka thënë se është e drejtë ligjore dhe demokratike që të shqyrtohen numrat e koalicionit PDK-AAK-NISMA (PAN), për të parë nëse i kanë ose jo.
Kelmendi ka theksuar se nëse PAN-i nuk i ka numrat, atëherë duhet t’ju hapet rruga proceseve demokratike – një koalicioni të ri apo edhe zgjedhjeve të reja.
“Dështimi i këtij koalicioni, me Kushtetutë e obligon që duhet me provu dikush tjetër. E, nëse edhe koalicioni i ardhshëm nuk arrin t’i ketë votat e mjaftueshme, është më mirë që sa më shpejt të shkohet në zgjedhje”, ka thënë Kelmendi në RTV Dukagjini.
Deputeti i LDK-së pranon se kanë biseduar me Vetëvendosjen për koalicion të mundshëm qeverisës.
“Në momentin që nuk kalon mandatari i parë, atëherë ne kemi numrin e saktë për të hapur bisedime për qeverisje”, ka theksuar ai, transmeton Telegrafi.
Duke folur për vazhdimin e seancës konstituive, të caktuar për nesër, Kelmendi shtoi se PAN-i do të tentojë të vazhdojë avazin e kaluar për të fituar në kohë.
“Ekziston mundësia që PAN-i mos ta nxjerr fare kandidatin për votim. Ata nuk i kanë numrat”, tha Kelmendi.
Ai deklaroi nuk ka vend që partitë të kenë vija të kuqe për njëra-tjetrën, pasi që asnjëra nuk po mund të dalë e vetme fituese në zgjedhje.
Vdes në moshën 112-vjeçare njeriu më i vjetër në botë
Anisa ka një kërkesë për Drilonin, ky e refuzon
“Bixhoz me partnerët”, Konjufca për Osmanin: Mund të përdort...
Arsovska: Nuk do të kandidojë për një mandat të dytë për qyt...
Arrestohet personi që vodhi automjetin që u përdor në atenta...
Rusia pretendon se ka marrë kontrollin e fshatit Kopanky të...