Kur bëhet fjalë për komplekset, të gjithë jemi në një mendje që femrat qëndrojnë në vend të parë dhe të gjitha këto “pakënaqësi” kanë të bëjnë me trupin. Ato janë shumë të pakënaqura me pamjen e tyre dhe gjithmonë gjejnë të meta të vetja, më shumë se meshkujt.
1. Jam e shëndoshë
Pakënaqësia me trupin e tyre është pa dyshim kompleksi numër një. Femrat janë nën presion të madh për shkak të trupave të përsosur të cilët i plason bota e modës, revistat dhe industria e filmit. Është normale që në një periudhë të jetës të vini në një situatë kur nuk mund të dukeni si një adoleshente, prandaj kompleksi i trashësisë është shpesh i pabazë.
Një tepricë e vogël në ije, stomak apo vithe ndonjëherë mund të duket më seksi se një trup tepër i dobët. Nuk na besoni? Pyetni meshkujt…
2. Nuk kam trup të lidhur dhe kam celulit
Numri i femrave që kanë trup të shtrënguar pa asnjë gjurmë celuliti është shumë i vogël. Këto janë zakonisht femrat që ushtrojnë dhe hanë ushqim të shëndetshëm. Lufta kundër celulitit është bërë mision i çdo femre, ndërkohë që ai shfaqet si rezultat i të ushqyerit jo të duhur, gjeneve por edhe mosaktivitetit.
Nëse mendoni se modelet dhe të famshmit nuk kanë celulit, vetëm mendoni se si fotografitë e tyre përpunohen në fotoshop para publikimit.
Trupi i përkryer dhe i shtrënguar pa celulit zakonisht u përket sportisteve profesionale dhe atyre zonjave të cilat pjesën më të madhe të kohës së tyre e kalojnë duke ushtruar dhe duke u kujdesur për dietën.
3. Kam pigment të keq të lëkurës
Ngjyra e lëkurës varet kryesisht si nga gjenetika ashtu edhe nga ajo se çfarë hani. Shumë femra ankohen për ngjyrë të zbehtë, të verdhë, puçrra, njolla, etj. Ndoshta ndonjëherë nuk jeni të vetëdijshme që të gjitha këto të meta të vogla ju i shihni shumë më mirë në pasqyrë sesa që me të vërtetë janë ato.
Këtë verë ofroni lëkurës suaj pak rreze të diellit dhe me ujë të detit do të duket pikërisht ashtu siç keni dashur gjithmonë.
Ana i dërgon një dhuratë Kevinit, reagimi i tij do ju befaso...
Lituania do të financojë prodhimin e dronëve ukrainas me rre...
Plagosja me thikë e 32-vjeçarit në Durrës, shkak dyshohet ko...
Parandalohet një rast i kundërvajtjes doganore
Anisa ia kap flokët Xhenetës – përplasje e ashpër mes tyre
Kanada, Kryeministri Trudeau dënon protestat e dhunshme në M...