Kthimi i stafit të ambasadës serbe në Shkup do të fillojë që nesër, përveç ambasadores së Serbisë që do të kthehet në Shkup më 31 gusht, njoftuan sot nga Ministria e punëve të jashtme të Serbisë, pas bisedës telefonike të realizuar ndërmjet ministrave për punë të jashtme Ivica Daçiq dhe Nikolla Dimitrov.
Në njoftimin e Ministrisë për punë të jashtme të Serbisë ceket edhe fakti se është kërkuar takim i ambasadores serbe në Shkup me kryeministrin Zoran Zaev që me 1 shtator.
“Në bazë të marrëveshjes ndërmjet kryetarit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq dhe kryeministrit të Maqedonisë, Zoran Zaev, dy ministritë e punëve të jashtme do të përdorin dialogun për të zgjidhur të gjitha çështjet e hapura, me qëllim të përmirësimit të marrëdhënieve miqësore ndërmjet dy shteteve dhe kombeve”, thuhet në kumtesë.
Është caktuar takim i ministrave Daçiq dhe Dimitrov ditën e premte në Nish, përcjell Telegrafi Maqedoni.
U ofendua nga Edi dhe Driloni, përkeqësohet gjendja shëndetë...
Konjufca pret nesër në takim kryetarin e Kuvendit të Maqedon...
Del video ku Edi dhe Driloni kanë ofenduar Sarën
Kosova mundet nga Irlanda
Rama thotë se ka filluar instalimi i ashensorëve në banesa k...
Gjuajtja me vezë – Xheneta akuzon Xuxin se e ka planifikuar ...