Google ADS

Barcelona i jep fund negociatave me “Xavin e ri”

17:09 | 23 Gusht 2017
Arbresh Info

Barcelona i ka dhënë fundit interesimit të tyre në mesfushorin e Nices, Jean Michael Seri.

Kjo është goditja e fundit për Barcelonën në merkaton e tmerrshme të transferimeve, ku duket se ata kanë humbur atë që iu duhet për të finalizuar marrëveshjet, transmeton portali arbresh.info.

Gazeta spanjolle ‘Marca’ raporton që negociatat ishin duke u zhvilluar deri në mbrëmjen e kaluar para dështimit nga të dy klubet për të arritur një marrëveshje rreth tarifës së transferimit.

Barcelona nuk do të nënshkruaj me mesfushorin Jean Michael Seri pasi ata i kanë dhënë fund negociatave
Barcelona nuk do të nënshkruaj me mesfushorin Jean Michael Seri pasi ata i kanë dhënë fund negociatave

26-vjeçari, i cili ishte vlerësuar si “Xavi i ri”, ishte pjesë e skuadrës së Nices që shijoi një sezon sensacional edicionin e kaluar në Liga 1 duke përfunduar në pozitën e tretë.

Barcelona është gjithashtu duke dështuar për të siguruar marrëveshjet me Philippe Coutinhon dhe Ousmane Dembelen./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme