Melania Trump falënderon Chelsea Clinton që ka mbrojtur Barron Trump

16:19 | 23 Gusht 2017
Arbresh.info

Zonja e parë e SHBA-ve ka falënderuar ish vajzën e parë Chelsea Clinton që ka mbrojtur Barron Trump nga ngacmimet online, transmeton arbresh.info.

Ajo ka shkruar në rrjetin e saj në Twitter një mesazh për Chelsea Clinton duke shkruar : Faleminderit Chelsea Clinton, është shumë e rëndësishme t’i mbrojmë të gjithë fëmijët nga ngacmimi online”.

Reagimi I zonjës së parë vije pasi ChelseaClinton kishte reaguar ndaj një postimi që sulmonte veshjen e Barron Trump nga The Daily Caller./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme