Futbollisti shqiptar e ‘godet’ me këtë deklaratë trajnerin para ndeshjes Maqedoni – Shqipëri

15:56 | 23 Gusht 2017
Arbresh.info

Trajneri Igor Angelovski ka lënë jashtë listës së Maqedonisë për ndeshjen me Shqipërinë, Muzafer Ejupin dhe ky i fundit ka bërë një status në rrjetet sociale ku ka bërë me dije se nuk do të vijë më në përfaqësuese sa të jetë ky trajner.

“Kam pritur radhën time, si kur isha pjesë e futbollit maqedonas, edhe kur kam luajtur në Tailandë. Tashmë po shënoj rregullisht me Osijekun dhe po luajmë edhe në Europa Ligë, por trajneri s’më fton. Derisa të jetë Igor Angelovski, nuk vij më në kombëtare edhe sikur të marr ftesë”, ka shkruar Ejupi.

Ndeshja Maqedoni – Shqipëri luhet më 5 shtator.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme