Google ADS

Sulm vetëvrasës në Afganistan, 7 të vdekur

15:58 | 23 Gusht 2017
Arbresh.info

Një sulm vetëvrasës që kishte për cak forcat e sigurisë në provincën jugore të Helmandit ka marrë jetët e të paktën shtatë personave.

Umar Zwak, zëdhënës i guvernatorit provincial ka thënë për Anadolu që incidenti ndodhi kur militantët përplasën një makinë të mbushur me eksplozivë tek një automjet të forcave të sigurisë, transmeton arbresh.info

“Katër policë dhe tre civilë përfshirë dy gra dhe një vajzë të vogël kanë humbur jetën në sulm”, ka thënë ai.

Më shumë se 30 persona gjithashtu janë plagosur në këtë shpërthim.

Talibanët kanë marrë përgjegjësinë për sulmin./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme