Deputeti i Lëvizjes Vertëvendosje Sami Kurteshi ka thënë sot se Prokuroria e Kosovës ka ndërtuar një aktakuzë në formë të një kulle ndaj aktivistëve të Vetëvendosjes, të cilën siç tha, po e rrëzojnë dëshmitë profesionale, sidomos ato të forenzikës.
Këtë deklaratë, Kurteshi e bëri gjatë një konference për media që pati sot bashkë me katër aktivistët e VV-së të liruar dje nga arresti shtëpiak, shkruan arbresh.info.
Kurteshi shtoi se dëshmitarët në këtë rast nuk kanë mundur të ofrojnë dëshmi të qëndrueshme të cilat siç tha, nuk ekzistojnë.
“Prokuroria po dëshmohet se ka ndërtuar një aktakuzë në formën e një kulle prej letre të cilën e rrëzojnë dëshmitë profesionale sidomos të forenzikës. Dëshmitarët në këtë rast nuk mund të ofrojnë dëshmi të qëndrueshme që fajëson aktivistët sepse të tilla dëshmi nuk ekzistojnë. Zhurma e krijuar, shpifjet, arrestimi, mbajtja në arrest shtëpiak të aktivistëve kanë qenë veprime për të vënë Lëvizjen Vetëvendosje në terrenin e terrorizmin dhe dëmtimin e aj në aspektin politik dhe shoqëror”, u shpreh Kurteshi.
Ai shtoi se Vetëvendosje nuk do të ndalet së kërkuari drejtësi për këtë rast dhe për vdekjen e Astrit Deharit në nëntor të vitit të kaluar.
Ndërkaq, aktivistja e cila është liruar dje, Adea Batusha tha se nuk ka pasur bazë ligjore që katër aktivistët të qëndrojnë në arrest shtëpiak.
“Ky rast është kryekëput politik prandaj nuk ka asnjë shpjegim që ne të qëndrojmë të izoluar në shtëpitë tona. Fakti që ne u liruam dje tregon se gjykata ka pasur bazë për të na liruar prej fillimit por nuk e ka bërë këtë për arsye krejtësisht politike”, tha ajo.
/arbresh.info/
https://www.facebook.com/arbresh.info/videos/1519187194813034/
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...