Këta kandidatë kërkojnë mandatin e katërt komunal

13:08 | 23 Gusht 2017
Arbresh.info

Zgjedhjet lokale në Kosovë do të mbahen me 22 tetor, shkruan arbresh.info

Pas dorëzimit të listave të kandidatëve nga partitë politike, janë bërë publikë edhe emrat e tyre.

Disa prej tyre i njohim tashmë shumë mirë, kjo sepse ka nga ata që po kandidojnë për mandatin e pestë dhe katërt.

Të tillë janë Agim Veliu(LDK) për Podujevën i cili garon për mandatin e pestë e Burim Berisha (LDK) për Fushë Kosovën për mandatin e katër, nga radhët e PDK-së   Naim Ismajli në Shtime garon për të katërtën herë për të parin e komunës.

Ndërsa për një mandat të tretë në garë është Haki Rugova në komunën e Istogut./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme