Policia e Kosovës ka dhënë detajet rreth aksidentit që ka ndodhur dje në fshatin Sibovc të Podujevës e ku mbeti i vdekur 20 vjeçari nga Podujeva, Erzen Salihu.
Sipas Policisë, deri te aksidenti ka ardhur kur i dyshuari mashkull, duke lëvizur me veturën ‘Kia’ me targa lokale, në rrethana të panjohura është aksidentuar me automjetin-kombi transporter me targa lokale që drejtohej nga viktima mashkull, shkruan arbresh.info.
Si pasojë e aksidentit, lëndime trupore kanë pësuar të dy drejtuesit dhe dy pasagjerë , me ç ‘rast i dyshuari si pasojë e lëndimeve të rënda ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes ndërsa, të lënduarit e tjerë janë dërguar për tretman mjekësor.
Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë dërgohet në IML për obduksion./arbresh.info/
Bejta sjell këngën e re “Alo”
Veçoritë e para të Apple Intelligence pritet të mbërrijnë më...
Kosova mikpritëse, KFOR marshoi me mbi 800 ushtarë për ”DANC...
Refuzojnë të ndryshojnë, këto janë shenjat më kokëforta të z...
Pasojat e uraganit Helene, shkon në 227 numri i të vdekurve
U godit me një shishe qelqi në oborrin e tij, humb jetën 65-...