Deputeti i PD-së, Tritan Shehu kërcënimin e Holandës për të rikthyer Shqipërisë vizat e quan alarmant, dhe për këtë ai fajëson qeverinë e cila sipas tij vazhdon të mbajë qëndrim indiferent. Duke folur për shanset që ekzistojnë që Shqipërisë ti rikthehen vizat, në një intervistë për gazetën “Shekulli” ai thotë se teorikisht një masë e tillë është e mundur.
Shqetësimi i shprehur në raportin e autoriteteve holandeze thotë Shehu ekziston prej kohësh, dhe ai paralajmëron se situata mund të përkeqësohet më shumë nëse nuk merren masa drastike nga qeveria shqiptare.
“Opozita është shprehur vazhdimisht për këtë gjë, ka evidentuar rrezikun që tashmë është shndërruar në rrezik real, gjë që duhet të merret me shumë seriozitet sepse mund të përkeqësohet edhe më tej e pastaj të ndodhin kthesa katastrofale për vendin. Që do të thotë se situata mund të përkeqësohet në shumë elementë dhe të shtohen masat shtrënguese për Shqipërinë, të cilat siç duket mund të ndodhin, se pari duke penguar lëvizjen e lirë e së dyti të gjithë procesin tonë të integrimit europian.” – tha Shehu.,raporton shekulli
Shehu është shprehur se qeveria shqiptare nuk ka patur ndonjë ragim serioz për këtë çështje, madje është përpjekur ta fshehë rrezikun duke thënë se shqetësimi nuk ekziston.
“Nuk kam parë asnjë reagim serioz përveç se për të minimizuar e fshehur rrezikun, duke thënë se shqetësimi nuk ekziston, duke e kthyer çështjen në sulme qesharake kundër opozitës. Të njëjtën gjë ka bërë kjo qeveri dikur edhe për avionët e drogës, edhe me sipërfaqet e drogës, edhe me kriminelët në Kuvend etj.” – tha Shehu.
Vdes në moshën 112-vjeçare njeriu më i vjetër në botë
Anisa ka një kërkesë për Drilonin, ky e refuzon
“Bixhoz me partnerët”, Konjufca për Osmanin: Mund të përdort...
Arsovska: Nuk do të kandidojë për një mandat të dytë për qyt...
Arrestohet personi që vodhi automjetin që u përdor në atenta...
Rusia pretendon se ka marrë kontrollin e fshatit Kopanky të...