Google ADS

Biznesmeni paguan borxhin me rreth 5 milionë copë monedha

10:57 | 23 Gusht 2017
Arbresh.info

Një biznesmen i irrituar në qytetin rus të Kirov ka paguar borxhet e tij të sigurimit prej 46,700 rubla (rreth 790 dollarë) për përmbaruesit në gjithsej 4,670,000 copë, të cilat janë monedhat më të vogla të vendit.

Shërbimi Federal i Përmbarimit (FSSP) tha se debitorit i është dashur të bënte disa kalime nëpër tavolinën e sigurisë në hyrje për të dorëzuar paratë.

Sipas përmbaruesve, biznesmeni e ka bërë këtë për të treguar nervozizmin që kishte me shtetin për shkak të borxhit të tij.

Një numër i madh i punëtorëve është dashur t’i numërojnë monedhat ndërkohë që debitorit i është dashur të presë derisa ka përfunduar i tërë numërimi./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme