Të rinjtë janë frekuentuesit më të shpeshtë të rrjeteve sociale, por ata nuk janë në dijeni për rrezikun që sjell një gjë e tillë për shëndetin e tyre mendor.
Një kërkim i fundit i shoqatës bamirëse britanike Royal Society for Public Health tregon se “Instagrami” është rrjeti social më i rrezikshëm për shëndetin e të rinjve. Pasojat janë të shumta si ankthi, pagjumësia, depresioni.
Shtatë përdorues në dhjetë në Instagram do të kishin vështirësi me imazhin e trupit të tyre dhe kjo shkakton ankth. Në vend të tretë, është SnapChat.
Në studim janë intervistuar 1500 të rinj, të moshës 14-24 vjeç, për të gjetur një lidhje mes shfaqjes së problemeve mendore dhe rrjeteve shoqërore. Objekt i këtij studimi, përveç Instagram e SnapChat, ishin edhe Facebook, Twitter e YouTube.
Sipas rezultateve të studimit, e vetmja platformë që nuk mori vlerësim negativ ishte YouTube.
Osmani e Maqedonci takuan Bauerin, flasin për përkushtimin e...
I pandalshëm Edon Zhegrova – ylli kosovar gjen golin në sfid...
Banorët e Bazelit miratojnë fondet publike për Eurovision
Bajrami: Të gjithë ata që mbrojnë të korruptuarit, janë të k...
Anisa: Xheneta nuk ka pasë pëlqim të vërtetë ndaj Gjestit, p...
S’ka gola në Ferizaj