Filmbërësi serbo-kanadez, Boris Malagurski, autor i dokumentarit “Kosova: Një moment qytetërimi”, ku e ka krahasuar Kosovën me të ashtuquajturin Shteti Islamik i Sirisë dhe Irakut (ISIS), nuk do të ndikojë negativisht në procesin e anëtarësimit të Kosovës në UNESCO, shkruan arbresh.info.
Sipas njohësve të kësaj fushe, dokumentari në fjalë nuk do të merret seriozisht pasi që autori i filmit është i njohur për mohimin e krimeve serbe në Ballkan, përfshirë edhe masakrën e Srebrenicës.
“Autori i këtij filmi, Boris Malagurski, është i njohur për mohimin e krimeve serbe në Ballkan, përfshirë masakrën e Srebrenicës, prandaj nuk mendoj se ndonjë film i tij merret në botë si pasqyrim i së vërtetës. Për më tepër, krahasimet që i bën në mes të një populli evropian që ka tri fe të ndryshme dhe shtetit islamik janë krejtësisht të pakuptimta dhe 100% propagandistike”, ka thënë analisti Dukagjin Popovci.
Ai ka thënë se pengesat e Kosovës për tu anëtarësuar në UNESCO nuk kanë të bëjnë më këso propagandash, por me numra.
“Vështirësitë rreth anëtarësimit të Kosovës në UNESCO nuk kanë të bëjnë me propaganda të kësaj natyre, por me numra. Thjeshtë, kërkohet që 2/3 e shteteve të votojnë “pro”, ndërkaq, ne nuk na njohin aq shumë shtete . Kundërshtarët e pavarësisë së Kosovës e kanë të qartë se me pranim në UNESCO Kosova e fut një këmbë në OKB, prandaj edhe lobojnë që kjo të mos ndodhë”, tha Popovci.
Në këtë film prezantuesi australian, Stefan Popoviq, thotë se që nga viti 1999 janë shkatërruar më shumë 150 kisha e manastire nga “shqiptarët ekstremistë”. Gjatë përmendjes së këtyre të fundit nxjerr video të ish-ushtarëve të UÇK-së.
Në fjalën e tij thotë se politikanët shqiptarë, duke nxjerrë në fotografi Hashim Thaçin, Ramush Haradinaj, Fatmir Limaj e Agim Çekun, e donin një Kosovë etnikisht të pastër.
Sipas tij, në 30 vitet e fundit numri i serbëve në Kosovë ka rënë shumë, duke përmendur edhe shkatërrimin e varrezave të serbëve, shkruan arbresh.info.
“Çfarë do të ju ndodhë manastireve, dhe a mundet bota të lejojë shkatërrimin dhe fshirjen e dallimeve tona qytetëruese?”, thuhet në këtë dokumentar.
Këtë video e kanë shpërndarë qindra njerëz përfshirë politikanin serb Vojsllav Sheshel./Mira Avdimetaj/arbresh.info/
Supergol nga Granit Xhaka, vulos fitoren e Leverkusen
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të “BBVA”
Dhjetra të vrarë nga sulmet izraelite në Gazë dhe Liban
Asociacioni “do të jetë” kusht edhe për BE, thotë Guerot
Kryediplomati i ardhshëm amerikan, Marco Rubio dhe politika ...
Haradinaj: Anëtarësimi direkt në NATO është domosdoshmëri pë...