Pavarësisht premtimeve për ndryshime në listat e partive për kryetarë të komunave nuk ka shumë befasi, përpos “riciklim” të kandidatëve të vjetër.
Madje disa nga kandidatët janë kryetarë të komunave për tri mandate, të cilët më 22 tetor do t’ua kërkojnë qytetarëve votën edhe për mandatin e katërt, shkruan sot Gazeta “Zëri”
Partitë politike kanë dorëzuar dje emrat e kandidatëve për kryetarë të komunave të Kosovës, me të cilët do të garojnë në zgjedhjet e 22 tetorit.
Madje disa nga kandidatët janë kryetarë të komunave për tri mandate, të cilët më 22 tetor do t’ua kërkojnë qytetarëve votën edhe për mandatin e katërt.
Gara më interesante pritet të zhvillohet për Komunën e Prishtinës, ku lëvizja “Vetëvendosje” do të garojë me kryetarin aktual Shpend Ahmetin.
LDK-ja ka vendosur të garojë me ish-ministrin e Punës, Arban Abrashi, PDK-ja me Lirak Çelajn, AAK-ja me Arbër Vllahiun, shkruan tutje “Zëri”.
Në komunën e dytë më të madhe në vend, Prizren, PDK-ja synon ta ruajë pushtetin, duke garuar me Shaqir Totajn, LDK-ja me Hatim Baxhakun, lëvizja “Vetëvendosje” me Mytaher Haskukën, AAK-ja me Lulzim Kabashin, Nisma me Zafir Berishën.
Lidhja Demokratike e Kosovës synon që ta ruajë pushtetin në Gjilan, duke e rikandiduar Lutfi Hazirin, PDK-ja e ka nxjerrë kandidat ish-ministrin e Brendshëm, Zenun Pajaziti, lëvizja “Vetëvendosje” Sami Kurteshin, AAK-ja Rexhep Kadriun.
“Edi, eja dashuria ime” – Gjesti me kunja ndaj Xhenetës
Fonseca insiston se Milani mund ta fitojë titullin kampion p...
Palestinezët e konsiderojnë moment historik urdhër arrestin ...
“Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket”, paralajmërimi...
Çka i shkakton dhimbjet e kokës në mëngjes?
A Kane karbohidrate kartotat dhe barishtet jeshile?