Analiza e re e të dhënave të vjetra ka zbuluar se në Mars ekzistojnë sasi të mëdha të akullit dhe ujit në vendet, në të cilat nuk është pritur të ketë asgjë.
Të dhënat janë mbledhur nga fluturakja robotike e NASA “Mars Odyssey”, sipas së cilës sasi të mëdha të ujit të ngrirë gjenden në rajonin ekuatorial të Planetit të kuq.
Një gjë e tillë nuk ishte pritur as në bazë të analizave të mëhershme dhe as në bazë të dijenive shkencore.
“Në të kaluarën kemi ditur se nën terrenin në afërsi të poleve ekziston akull. Po ashtu, kemi parë sipërfaqe më të vogla në afërsi të ekuatorit”, ka thënë për revistën “New scientist”, Jack Willson nga Universiteti Durham në Britani të Madhe.
Pasi në Mars nuk ka burime të rëndësishme të ujit, detektimi i tij është indikator i mirë i sasisë së ujit, përkatësisht akullit në planet.
Ekspertët konsiderojnë se shpjegimi i vetëm logjik për këtë gjetje të papritur është mundësia që rajonet e hulumtuara, të cilat ndodhen rreth ekuatorit, në të kaluarën kanë qenë në gjerësi gjeografike të ftohta.
Në rajonin ekuatorial akulli mund të mbështesë ekzistimin e mikrobeve. Kjo do të thotë se Marsi me temperaturat e veta të përshtatshme mund të jetë interesant edhe për kolonizatorët dhe gjuetarët në jetën jashtëtokësore./arbresh.info/
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...