Legjendat e Barcelonës, Lionel Messi dhe Andres Iniesta do të jenë të lirë për nisur negociatat me klubet e reja brenda katër muajve.
Pavarësisht se kanë humbur sulmuesin brazilian Neymar, i cili u transferua te Paris Saint Germain për një tarifë rekorde prej 222 milionë euro, gjiganti spanjoll ende nuk i ka siguruar marrëveshje të reja dy yjeve të tyre më të famshëm, transmeton portali arbresh.info.
Barcelona mendohej se ka nënshkruar kontratë të re me fituesin e pesëfishtë të topit të artë, Lionel Messi. Por, asgjë nuk është nënshkruar duke rritur kështu tensionin në Camp Nou.
Lexo edhe: Arsyeja pse Lionel Messi nuk ka nënshkruar ende kontratë të re te Barcelona
Trajneri i ri, Ernesto Valverde është në një situatë të çuditshme derisa vazhdon përpjekjet për të stabilizuar skuadrën e tij pas largimit tronditës së Neymarit.
Dhe, kritikat kanë shpërthyer sërish ndaj Barcelonës rreth kontratave të reja.
Mjeshtri në mesfushë, Andres Iniesta ka shprehur shqetësimin e tij në një intervistë me gazetën e respektuar spanjolle ‘El Pais’.
Barcelona do të bëjë gjithçka për të mbajtur në skuadër shënjestrën e Manchester Cityt, Lionel Messin. Pas humbjes së Neymarit, tifozët e tyre nuk mund të pranojnë të humbin një ikonë tjetër.
Messi ka shënuar 349 gola brenda 383 paraqitjeve te Barcelona./arbresh.info/
Olmo realizon golin e parë në Ligën e Kampionëve me Barcelon...
Rriten çmimet e vezëve, SHBA ka mungesë para festave
Si t’i manifestojmë gjërat pozitive në jetë?
Në këto vende është e ndaluar të vozitësh me xhaketë apo pal...
Pritet rritje e madhe e shitjeve të veturave elektrike
Ky lajm do t’i gëzojë fansat e PlayStation