Po të pyesni çdo vajzë çfarë këpucësh do donte të blinte, me siguri që një palë këpucë me taka, Christian Louboutin, do ishin në majën e dëshirave të thuajse kujtdo.
Me takën e tyre stiletto të lartë dhe ngjyrën e kuqe, Louboutin janë një pasaportë mode që çdo njëra nga ne do donte të arrinte ta kishte.
Por ne nuk e kemi ditur kurrë historinë që fshihet pas shtresës së kuqe poshtë këpucëve.
Pasi analizoi librin e Christian Louboutin të botuar nga Rizzoli, Marie Claire zbuloi që kur kishte nisur karrierën si një arkitekt kopshtesh, ishte smalti i thonjve që e frymëzoi Louboutin.
Pasi i vodhi asistentes së tij smaltin e kuq, Louboutin leu pjesën e poshtme të zezë të një këpuce thjesht për të parë sesi dukej, por në fund i pëlqeu aq shumë sa që nga ai çast i realizoi të gjitha këpucët e tij me një shtresë llaku të kuq.
Për fat, Louboutin nuk përdor më smalt thonjsh për të lyer këpucët e tij, por nëse buxheti juaj nuk mund të shtrihet deri te një palë taka, mund të blini një smalt thonjsh ‘Rouge Louboutin’ që ka fiks atë ngjyrë si shtresa ikonike. /albeu
Arsenal, Atalanta dhe Leverkuseni fitojnë me debakël ndeshje...
Presidenti izraelit: Marrëveshja e armëpushimit me Libanin d...
Driloni hap zemrën me Kevinin, flet për Sarën, Lelën dhe Ani...
Barcelona mposht bindshëm Brestin në Ligën e Kampionëve
Olmo realizon golin e parë në Ligën e Kampionëve me Barcelon...
Rriten çmimet e vezëve, SHBA ka mungesë para festave