Një gjykatës i Gjykatës së Lartë spanjolle ka urdhëruar që dy nga katër të dyshuarit për sulmin në Barcelonë, Mohamed Houli Chemlal dhe Driss Oukabir, të burgosen.
Të akuzuarit dyshohen për anëtarësimin në një organizatë terroriste dhe për vrasje, shkruan Reuters, transmeton portali arbresh.info
I dyshuari i tretë, Sal Karibi, i cili drejtonte një internet kafe në qytetin Ripoll, ku jetonin shumica e 12 të dyshuarve, do të mbeten në paraburgim në pritje të hetimeve të mëtejshme.
Mohamed Aalla, i dyshuari i katërt është liruar me kusht.
Gjatë sulmit në Barcelonë kanë humbur jetën 14 persona dhe mbi 100 të tjerë janë plagosur./arbresh.info/
Gjesti tregon pse dyshon Anisa se i ka hedh kunja në një kën...
Të korra me inteligjencë artificiale, teknologjia e re që po...
Kryediplomati i ardhshëm amerikan, Marco Rubio dhe politika ...
Albin Kurti takon Lorik Canën: Vlerësuam rëndësinë e masiviz...
Arrestohet shqiptarja në Londër, mori pjesë në protestat pro...
Supergol nga Granit Xhaka, vulos fitoren e Leverkusen