Drita e duhur, pozicioni i fytyrës, shprehia, ambienti që është në sfond, distanca nga objektivi. Pra, të bësh një selfie perfekt pa filtra apo fotoshop, nuk është gjithmonë e lehtë, por tashmë ka një aplikacion për këtë.
Aplikacioni është krijuar nga Universiteti i Waterloo, falë një algoritmi të studiuar për të orientuar njerëzit drejt fotos më të mirë.
Arti i selfie perfekt mund të jetë shumë shpejt në telefonët e të gjithëve.
Aplikacioni i krijuar nga studiuesit kanadez shfrytëzon algoritmin, një program, prandaj nuk është një filtër apo një mjet për të përmirësuar foton pasi e keni bërë, por një sistem në gjendje për ti dhënë këshilla përdoruesit para se të shkrepë foton.
Aplikacioni ende nuk është lëshuar për përdorim të gjerë./Arbresh.info/
Jude: Është një goditje e madhe kur një lojtar si Vini lëndo...
Zelensky: Dy civilë u vranë në Sumy nga një sulm rus
Muja: Opozita bën propagandë ndaj Qeverisë Kurti për kontrat...
Netanyahu i kërkon kabinetit të tij ta pranojë marrëveshjen ...
Abdixhiku falënderon qytetarët për mbështetjen: Prezenca jua...
Atletico bindëse pas pjesës së parë, Milani në baraspeshë