UEFA cakton gjyqtarin për ndeshjen Shkëndija – Milan

22:24 | 22 Gusht 2017
Arbresh Info

Gjyqtari rumun Istvan Kovacs do të gjykojë ndeshjen kthyese të “play off”-it në Evropa Liga ndërmjet Shkëndijës dhe Milanit.

Takimi i parë përfundoi me rezultat 6 me 0 në San Siro dhe “Rossonerët” do të vizitojnë Shkupin, ku do të vendoset gjithçka, transmeton portali arbresh.info.

UEFA ka caktuar gjyqtarin rumun Kovas për këtë ndeshje.

Ai do të ndihmohet nga Vasile Florin Marinescu, Ovidiu Artene dhe gjyqtari i katërt Marius Avram./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme