Ronaldo reagon ndaj vendimit për mos tërheqjen e dënimit

21:21 | 22 Gusht 2017
Arbresh Info

Cristiano Ronaldo e ka përshkruar si të “pakuptueshëm” vendimin për të mbështetur dënimin për pesë ndeshje mos-lojë për shtyrjen e një gjyqtari në fitoren e Superkupës së Spanjës kundër Barcelonës.

Pas ndëshkimit për heqjen e fanellës derisa festoi golin e shënuar, Ronaldos iu shfaq kartoni i dytë i verdhë pas gjykimit nga gjyqtari Ricardo de Burgos se sulmuesi është rrëzuar me qëllim në zonën e penaltisë, transmeton portali arbresh.info.

Ronaldo më pas shtyu gjyqtarin nga prapa me dorë dhe si rezultat i kësaj atij iu dha një dënim prej pesë ndeshje mos-lojë, vendim që është përkrahur tani edhe nga Gjykata Administrative e Sportit në Spanjë të martën.

“Një tjetër vendim i pakuptueshëm. Nga një padrejtësi te padrejtësia tjetër, ata asnjëherë nuk do më ndalin mua”, shkroi Ronaldo në gjuhën portugeze në rrjetin social Instagram.

“Dhe si gjithmonë, unë do të rikthehem më i fortë. Faleminderit të gjithë që më kanë përkrahur”

Madridi fitoi me rezultat të përgjithshëm 5 me 1 ndeshjen ndaj Barcelonës./arbresh.info/

Reagimi i Cristiano Ronaldos në rrjetin social Instagram
Reagimi i Cristiano Ronaldos në rrjetin social Instagram

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme