Mbrëmjen e kaluar raporte të ndryshme pretenduan që Paris Saint Germaini ka në plan transferimin për 220 milionë euro e dyshes së Monacos, Fabinho dhe Kylian Mbappe. Shifra e tillë mund t’iu duket e njohur pasi Paris Saint Germaini ka paguar tarifën e njëjtë te Barcelona për shërbimet e Neymarit.
Por si mund të shpenzojnë ata një shumë kaq të madhe duke mos thyer rregullat e ‘FFP’-së?
Edhe pse duket e çuditshme, ata mund ta bëjnë një gjë të tillë. PSG ka shitur lojtarë por nëse ata vazhdojnë të shpenzojnë këtë shumë këtë verë, ata duhet të sigurojnë disa qindra miliona nga shitja e lojtarëve gjatë dy viteve të ardhshme, transmeton portali arbresh.info.
Ajo e cila ata janë duke u përpjekur për të bërë është për të shtyrë sanksionet me shpresën për t’iu shmangur plotësisht atyre. Një mënyrë për ta arritur këtë është marrëveshja fillimisht në formë huazimi me Monacon për Mbappen dhe më pas transferimi i tij në formë të përhershme vitin e ardhshëm.
Por transferimi i Mbappes te rivali më i afërt është diçka negative për kampionin francez? Po, por Monaco gjithmonë ka pranuar se 18-vjeçari do të dëshironte të transferohej këtë verë.
Ata në fakt kanë shpresuar për ndonjë klub nga një tjetër ligë, por PSG tentoi transferimin e Mbappes kur ata filluan të kenë dyshime rreth një transferimi te Real Madridi. Sulmuesi është vazhdimisht duke u përpjekur për të detyruar transferimin dhe Monaco nga ana tjetër kërkon t’i jap fund gjithë kësaj./arbresh.info/
Çfarë është “Oreshnik”, raketa më e fuqishme që Rusia ka për...
Arrestohen 19 persona në Prizren, për bixhoz e skema piramid...
Musliu: Rahoveci po rreshtohet me Bedri Hamzën
Kurti: Kemi nisur procedurat për ankandin e parë të erës me ...
Ndërpritet qarkullimi në segmentin Kijevë-Dollc, bëhet minim...
Vrasja e 14-vjeçarit në Tiranë: Një rikujtim i zymtë i “dësh...