Sherr me thika, plagoset një person në Tiranë

17:44 | 22 Gusht 2017
Arbresh.info

Policia ka vënë në pranga ditën e sotme, një 57 vjeçar,l i cili ka plagosur me thikë një bashkëmoshatar. Pas grindjeve me fjalë Arben Lezo ka goditur me thikë 57 vjeçarin T.K, pas një konflikti banal mes tyre.

Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur uniformat blu të cilat kanë vë në pranga Lezon, ndërkohë që T.K është dërguar në spital, ku është kujdesin e mjekëve.

Njoftimi i policisë:

Më datë 22.08.2017, rreth orës 15:10, në numrin e emergjencave 112, ka ardhur njoftim për një konflikt në Rrugën “Kongresi i Manastirit”, midis dy shtetasve.

Menjëherë kanë shkuar shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr 4, në momentet e para të arritjes në vendin e ngjarjes kanë konstatuar shtetasit të cilët ishin konfliktuar midis njëri tjetrit, ku shtetasi T. K., 57 vjeç, kishte mbetur i dëmtuar me mjete prerëse thikë dhe u dërgua për në S.Q.U., për ndihmë mjekësore ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Nga hetimet paraprake të kryera nga Specialistët e këtij Komisariati ka rezultuar se shtetasi T. K., ishte qëlluar me mjet prerës thikë, pas një konflikti për motive të dobëta, nga shtetasi:

– Arben Lezo, 57 vjeç, banues në Tiranë.

I cili është arrestuar në flagrancë nga Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr 4.

Materialet proceduriale do ti kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”, parashikuar nga Neni 88 i Kodit Penal.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme