Ju kujtohet Tea e Veselit? Ja në krahët e cilit mashkull është tani (FOTO)

17:25 | 22 Gusht 2017
Arbresh.info

Kristi Becka dhe Tea Zhuli janë dy nga banorët më të dashur të “Big Brother 8”.

Gjatë kohës që ishin brenda shtëpisë i pamë të njiheshin, të bëheshin miq të mirë e më vonë të prishnin shoqërinë mes tyre.

Dashuria lindi pas përfundimit të lojës dhe është ndër të rrallat raste që dy persona që më parë nuk kishin simpati për njëri-tjetrin, sot përjetojnë një histori dashurie.

Në një intervistë për “Panorama”, Kristi ka treguar më shumë për lidhjen e tyre, planet në të ardhmen dhe se çfarë e ka bërë të dashurohet marrëzisht pas bukuroshes korçare.

“Gishtat e këmbës më bënë të dashurohem pas Teas. Akoma njësoj, edhe sot më tërheqin. Dhe nuk po bëj humor me këtë, sepse është më se e vërtetë. Tea është shumë e bukur dhe tërheqëse, po gishtat e këmbës si rruaza janë magji.

Jemi të veçantë. Po bëhen 2 vjet bashkë dhe jemi shumë mirë. S’e di unë çfarë është kimia dhe fizika, por ne kemi dashuri…”, – ka treguar ai.

Në deklaratën e tij duket se Kristi dhe Tea janë shumë të dashuruar. Por a kanë plane për martesë?

“Ne kemi bashkëjetuar që ditën e parë që u lidhëm. Kemi shumë plane në përgjithësi, por unë nuk i tregoj se jam supersticioz. Pra nuk më dalin planet kur i diskutoj. Dëshira është që të bëj një familje shumë të madhe me Tean. Tre fëmijë të sigurt, por edhe 4 ose 5. Dëshiroj djem, vajza dhe një lindje mendoj se do të jenë binjakë”,- ka përfunduar ish-banori./Blitz.al/

1-11-1

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme