Ken Okuyama ka marrë bazën e një Lamborghini Aventador për të krijuar një makinë sportive të jashtëzakonshme që do të prodhohet vetëm në 5 ekzemplarë.
Dizenjuesi i famshëm, i cili ka nxjerrë modele si Ferrari Enzo, pas Kode 57 që zotërohet nga Floyd Mayweather, tashmë do të sjellë Kode 0.
Çmimi i kësaj makine fantastike është rreth 1 700 000 euro.
Lamborghini Aventador arrin nga 0 në 100 km/h për 2.9 sekonda, por mendohet se Kode 0 mund të jetë edhe më i shpejtë. Kjo është e mundur për shkak të peshës prej 1550 kg dhe formave që ngjajnë me ato të makinave sportive të viteve ’70.
Vetë Okuyama pranon se ky model është një homazh për Lamborghini Countach dhe Lancia Stratos.
Barku i madh shkakton osteoporozën edhe tek meshkujt
Njëqind vjet më parë u ndërtua autostrada e parë në botë, a ...
Apple do ta mbajë kamerën telefoto periskop ekskluzivisht pë...
Rrëzimi i avionit në Lituani ngre dyshime se mund të jetë i ...
Ismajli vazhdon paraqitjet e jashtëzakonshme në Serie A
“M’ka pshtu nga goja”, Edi bëhet pishman për ofendimet ndaj ...