Këshilltari i Dinamos së Zagrebit, Zdravko Mamiç i ka shpëtuar për mrekulli sot një atentati i cili mund t’i merrte jetën.
Mediat kroate bëjnë të ditur se ish drejtori ekzekutiv i Dinamos, aktualisht këshilltar pranë këtij klubi, u qëllua me armë zjarri në një pritë që i ishte bërë në Tomislavgradit (Bosnjë dhe Hercegovinë) teksa ndodhej në varreza për të vizituar varrin e babait. Pas plagosjes ai u dërgua menjëherë në spital.
Sipas ‘Jutarnji list’ Policia ka nisur një hetim dhe aktualisht është në vëzhgim për atentatorin. Zëdhënësi i Dinamos tha se ata nuk kishin asnjë koment për ngjarjen.
Dinamo e Zagrebit do të luajë të enjten në Elbasan Arena ndeshjen e kthimit me Skënderbeun, të vlefshme për turin e fundit eleminues të Europa League, ndërsa ngjarja e sotme e ka tronditur klubin kroat.
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...