Google ADS

PDK kandidon Blerand Kadrijajn për kryetar të Deçanit

13:51 | 22 Gusht 2017
Arbresh.info

Blerand Kadrijaj është kandiduar nga PDK-ja për kryetar të Deçanit, në zgjedhjet lokale që mbahen gjatë vjeshtës. 

Kadrijaj është propozuar nga dega e PDK-së në Deçan, derisa të hënën këshilli drejtues i kësaj partie ka pranuar kandidaturën e tij, raporton Gazeta Express.

Deri më tash, në Deçan kandidatura për kryetar të Komunës për zgjedhjet lokale të 22 tetorit është konfirmuar nga Bashkim Ramosaj i AAK-së. Partia e këtij të fundit ka drejtuar së fundi këtë qytezë, deri në dorëheqjen e Rasim Selmanajt pas zgjedhjes së tij deputet në Kuvendin e Kosovës.

Kandidati i PDK-së për Deçan, Blerand Kadriaj, ka qenë këshilltar i ish-ministrit Besim Beqaj, në kohën kur ai drejtonte dikasterin e Zhvillimit Ekonomik në qeverinë që drejtohet nga ish-kryeministri Hashim Thaçi dhe PDK-ja.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme