Mbaron ‘telenovela’ Coutinho, edhe ai dorëzohet

13:42 | 22 Gusht 2017
Arbresh.info

Tabloidi britanik, The Independent ka zbuluar se Philippe Coutinho është i gatshëm të zhvillojë bisedime me drejtuesit e Liverpoolit pasi dështoi që të transferohet te Barcelona.

Reds ka refuzuar tri ofertë të Barcelonës për Coutinhon, duke u bërë me dije se braziliani është i paprekshëm.

Tani, Coutinhon së bashku me menaxherin pritet të takojnë drejtuesit e klubit, të cilëve do t’i bëjë me dije se Barcelona i ka ushtruar presion brazilianit për tu larguar nga Liverpooli.

Tani Barcelona i ka drejtuar sytë nga Angel Di Maria (PSG) dhe Jean Seri (Nice) .

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme