Vanesa Rexhepi, e përmbajtur, u ngrit shkallëve të skenës në Teatrin Kombëtar, vendi ku mblodhi dhjetëra njerëz në nderim të veprës së ish-kryeministrit, Bajram Rexhepi.
“Edhe pse e pikëlluar dhe katandisur nga dhimbja për vdekjen e tij do të përballojmë pikëllimin me krenarinë që na la, me trashëgiminë, personalitetin e tij prej punëtori dhe humanisti të madh,” është shprehur Vanesa, vajza e ish-kryeministrit Rexhepi.
Ajo ka falënderuar të gjithë ata që i kanë qëndruar pranë familjes Rexhepi, në muajt e fundit, dhe institucionet e Kosovës dhe Turqisë.
Në mbledhjen komemorative, me një minutë heshtje është nderuar vepra që u cilësua “kolosale” e ish-kryeministrit, Bajram Rexhepi, i cili ndërroi jetë në një spital në Turqi, pas një gjendje të rëndë shëndetësore.
Arkivoli i tij është sjellë mëngjesin e sotëm, dhe pranë tij, kanë bërë homazhe në Kuvendin e Kosovës dhjetëra politikanë, bashkëveprimtar vendorë e të huaj./arbresh.info/
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...