Të shtëna me armë zjarri në Podujevë, plagoset një person

12:14 | 22 Gusht 2017
Arbresh.info

Në Podujevë një i dyshuar mashkull shqiptar ka shtënë me armë zjarri në drejtim të viktimës mashkull shqiptar.

Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar për trajtim mjekësor në QKUK.

Në vend të ngjarjes janë gjetur dhe konfiskuar gjashtë gëzhoja.

I dyshuari gjendet në arrati dhe njësitë policore janë në kërkim të tij./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme