Kandidati për kryetar të Komunës së Prizrenit, nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), do të jetë Hatim Baxhaku.
Burime të Telegrafit brenda kësaj partie, kanë thënë se ish–deputeti i LDK-së, do të jetë në garë për të parin e Prizrenit.
Deri më tani kandidaturën për të parin e këtij qyteti e kanë paraqitur, Mytaher Haskuka, nga Lëvizja Vetëvendosje (VV) dhe Zafir Berisha, nga Nisma për Kosovën.
Ndryshe, më 22 tetor do të mbahen zgjedhjet lokale dhe sot është dita e fundit për paraqitjen e kandidatëve për kryetar të komunave dhe anëtarëve për asamblenë komunale, nga ana e partive politike.
Tre persona vdesin në një aksident pasi GPS-i ia huqi rrugës
Vdes personi i cili ishte duke u trajtuar jashtë vendit pas ...
Murati: Afati për përditësimin e aplikimeve për subvencionim...
Zhduket një grua në Podujevë
Rrahen mes vete shtatë persona në Lipjan, dy përfundojnë në ...
Kina dislokon forca ajrore e detare, pasi SHBA-ja dërgoi një...