Zjarr në pyjet e Velipojës

11:14 | 22 Gusht 2017
Arbresh.info

Gjatë ditës së djeshme janë djegur pyjet e Velipojës, raporton arbresh.info.

velipoje

Në videon e dërguar në adresë të portalit shihet tym i zi edhe nga plazhi i këtij qyteti.

Shqipëria këtë verë nga temperaturat e larta është ballafaquar me zjarre, vetëm dje janë raportuar 10 vatra të reja zjarri.

Drejtoria e Emergjencave Civile (EC) sqaron se në luftën kundër zjarreve janë angazhuar 85 zjarrfikës, 14 mjete zjarrfikëse, 125 persona nga Forcat e Armatosur, 110 vullnetarë si dhe 75 punonjës të Bashkive të vendit./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme