Do të forcohen kriteret për importimin e ilaçeve

10:19 | 22 Gusht 2017
Arbresh.info

Qeveria e Maqedonisë ka filluar procedurën për sjelljen e propozim-ligjit për ilaçet dhe pajisjet mjekësore, i cili parasheh kritere më të ashpra për importimin e ilaçeve.

Në zbatimin e deritanishëm të Ligjit është konstatuar se etiketa që gjendet në paketimin e jashtëm të ilaçit ka të dhëna të pamjaftueshme për përdorimin e ilaçit, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Paralajmërimet për përgatitjen e propozim-ligjit janë dorëzuar në Regjistrin e vetëm elektronik nacional në të cilin mund të dorëzohen mendime me shkrim, vërejtje dhe sugjerime.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme