Katër burra në Afrikën e Jugut janë paraqitur para gjykatës ku ballafaqohen me akuzat e kanibalizmit, pasi njëri prej tyre kishte shkuar në stacionin policor ku kishte deklaruar “i lodhur” duke ngrënë mish njeriu.
Kur ishte intervistuar, ai kishte treguar pjesë të këmbës njerëzore dhe dorës, transmeton portali arbresh.info.
Policia më pas shoqëroi të dyshuarin në një shtëpi në KwaZulu-Natal ku kishte gjetur më shumë pjesë të trupit.
Katër burrat, dy prej tyre shërues tradicionalë, u arrestuan nën akuzën e vrasjes dhe konspiracion për vrasje.
Një zëdhënës i policisë i tha BBC se është e mundur që katër të rinjtë, të moshës midis 22 dhe 32 vjeç, janë pjesë e një sindikate më të madhe.
Hetimi është ende në proces, me policinë që u bën thirrje njerëzve të afërmit e të cilëve janë zhdukur në afërsi të Estcourtit që të paraqiten./Arbresh.info
OBSH ngre alarmin: Rriten me mbi 200% rastet e fruthit në Ev...
Rrahjet e zemrës nga kafja – A duhet të shqetësoheni?
Pse Xheneta nuk mund të bëjë debate pa ofendime? Ja arsyetim...
Vinicius Junior ka humbur penalltinë ndaj Venezuelës
Si e kupton paracetamoli ku është dhimbja?
FBI zbulon një përpjekje të gjerë për spiunazh nga hakerat k...