Google ADS

SHBA nuk do të përdorë forcat e armatosura për të ndërtuar demokraci jashtë vendit

09:06 | 22 Gusht 2017
Arbresh.info

Shtetet e Bashkuara nuk do të përdorin forcat e armatosura për të ndërtuar demokraci në pjesët tjera të botës, ka thënë presidenti amerikan Donald Trump, raporton Sputnik.

“Ne nuk do të përdorim më ushtrinë amerikane për të ndërtuar demokracitë në vendet e largët apo të provojmë të ndërtojmë shtete të tjera sipas pikëpamjeve tona. Ato ditë kanë marrë fund. Në vend të kësaj ne do të punojmë me aleatët dhe partnerët për të mbrojtur interesat tona të përbashkëta”, ka thënë Trump në një konferencë shtypi.

Sipas Trump, transmeton arbresh.info, Shtetet e Bashkuara do të bashkëpunojnë me Afganistanin për aq kohë sa Kabuli do të kërkojë të arrijë progres, megjithatë kjo ndihmë nuk do të jetë e pafundme.

“Ne nuk jemi ndërtues të kombit përsëri. Ne po vrasim terroristët”, theksoi presidenti.

Afganistani ka kohë që po përjeton paqëndrueshmëri të rëndësishme politike, sociale dhe të sigurisë, të tilla si organizata terroriste, duke përfshirë ISIS dhe lëvizjen e ndaluar radikale talibane./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme