Google ADS

Një i vdekur e 7 të zhdukur në Itali

08:11 | 22 Gusht 2017
Arbresh.info

Një grua ka humbur jetën dhe 7 janë zhdukur pas një tërmeti 3.6 të shkallës Riter në ishullin turistik të Ischia, raporton Fox news.

Giovanni Vittozzi nga departamenti i mbrojtjes civile të Carabinierëve ka thënë se disa ndërtesa janë rrëzuar në qytetin Ischia, transmeton portali arbresh.info.

Të paktën një hotel dhe pjesë të spitalit janë evakuuar. Zyrtarët kanë frikë që ka të tjerë që janë nën rrënojat e ndërtesave të rrëzuara./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme