Google ADS

Aksident i rëndë në Podujevë, një i vdekur dhe tre të lënduar

08:09 | 22 Gusht 2017
Arbresh.info

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur mëngjesin e sotëm në fshatin Sibofc të Podujevës.

Pas goditjes së dy veturave, një person ka humbur jetën deri sa kanë mbetur të lënduar rëndë tre të tjerë.

Antigona Çitaku, zyrtare për informim në policinë e rajonit të Podujevës ka bërë të ditur për “Indeksonline” se të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor në QKUK, në Prishtinë.

Ajo ka sqaruar se rruga në Sibofc vazhdon të jetë e bllokuar si pasojë e aksidentit.

“Mëngjesin e sotëm, 20 minuta para orës 7 ka ndodhur një aksident në fshatin Sibofc mes dy veturave, një veturë civile dhe një kombi ku ishin disa punëtorë. Si pasojë, drejtuesi i veturës ka mbetur i vdekur dhe tre të tjerë janë lënduar rëndë. Ata janë dërguar për trajtim në QKUK. Rruga vazhdon të jetë e bllokuar për shkak të aksidentit”, ka thënë Çitaku

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme