Ish-kryeministri i Kosovës, Bajram Rexhepi ka ndërruar jetë dje në një spital të Turqisë ku po trajtohej nga një sëmundje e rëndë.
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi e ka shpallur ditën e sotme, ditë zie për nder të Rexhepit, shkruan Arbresh.info.
Qeveria e Kosovës ka organizuar ceremoni mortore për ish-kryeministrin dhe agjenda e varrimit të tij është si në vijim:
Arritja e Arkivolit të ish kryeministrit te Kosovës, Bajram Rexhepi. (Aeroporti Ndërkombëtar “Adem Jashari”, ora 8:30)
Komisioni i Veçantë për organizimin e ceremonisë mortore organizon homazhe për ish-Kryeministrin e Kosovës, Bajram Rexhepi. (Holli i Kuvendit të Republikës së Kosovës, ora 10:00)
Nën Patronatin e Kryeministrit të Kosovës, Isa Mustafa mbahet mbledhje Komemorative për ish-Kryeministrin Rexhepi. (Teatrin Kombëtar, ora 12:00)
Arritja e Arkivolit të ish kryeministrit te Kosovës, Bajram Rexhepi qëndron në shtëpi të të ndjerit. (Suhodoll, ora 13:30)
Kuvendi Komunal të Mitrovicës organizon homazhe për ish kryeministrin Rexhepi. (Kuvendi Komunal i Mitrovicës, ora 15:00)
Nisja e Arkivolit nga Kuvendi Komunal i Mitrovicës për te varrezat në Shipol. (Shipol, ora16:00)
Nën Patronatin e Kryeministrit të Kosovës, Isa Mustafa mbahet Ceremonia e varrimit te ish kryeminsitrit Rexhepi. (Shipol, ora 16:30)./arbresh.info.
“Travel and Tour World”: Shqipëria moment historik të ri në ...
“Travel and Tour World”: Shqipëria moment historik të ri në ...
Rama ndan pamjet: Punimet në urën mbi lumin e Tiranës janë r...
Sot mbahet protestë solidarizuese me punëtoret teknike të Ku...
Ngjarjet e paralajmëruara për sot
Shpërthim me tritol në Shkodër