Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka shpallur ditën e sotme, ditë zie në Kosovë, në nderim të ish kryeministrit të Kosovës, Bajram Rexhepi, që ndërroi jetë sot në Turqi pas një sëmundje të rëndë.
“Në shenjë respekti shtetëror dhe qytetar, dita e martë, 22 gusht 2017, shpallet ditë zie shtetërore në Republikën e Kosovës, pas vdekjes të Dr. Bajram Rexhepi, veteran i UÇK –së, ish kryetar i Komunës së Mitrovicës, ish kryeministër i Kosovës, ish ministër i Punëve të Brendshme, ish deputet i Republikës së Kosovës dhe kirurg.”, thuhet ndër tjerash në vendimin e presidentit Thaçi.
Me vendim të presidentit Thaçi, flamujt shtetëror ngrihen në gjysmështizë në të gjitha objektet shtetërore të Republikës së Kosovës, brenda dhe jashtë vendit.
Nderkaq nën Patronatin e Kryeministrit të Kosovës, Isa Mustafa, Komisioni i organizon mbledhje Komemorative, homazhe dhe ceremonisë mortore për ish-Kryeministrin e Kosovës, Bajram Rexhepi.
Lajçak: Dy javët e fundit, fokusin e kisha në dialog
“Travel and Tour World”: Shqipëria moment historik të ri në ...
Rama ndan pamjet: Punimet në urën mbi lumin e Tiranës janë r...
Sot mbahet protestë solidarizuese me punëtoret teknike të Ku...
Ngjarjet e paralajmëruara për sot
Shpërthim me tritol në Shkodër