Të jetosh me diabet kërkon disa ndryshime të jetesës. Këto ndryshime kanë të bëjnë me mënyrën e të ushqyerit dhe stilin e jetesës.
Siç dihet, frutat përmbajnë fruktozë (lloj natyral sheqeri) dhe nuk lejohen të konsumohen shumë nga diabetikët. Ata duhet të tregojnë kujdes në konsumimin e ushqimeve të ëmbla, qofshin ato edhe fruta.
Disa nga frutat që kontrollojnë dhe parandalojnë diabetin:
Molla – Është një burim i mrekullueshëm fibrash të tretshme. Ajo ju ndihmon të ndiheni të plotë dhe fibrat e saj ngadalësojnë absorbimin e sheqerit në gjak. 1 mollë me lëkurë ju siguron rreth 20% të nevojave ditore për fibra.
Kumbullat e zeza – Kanë veti anti-diabetike. Ato zvogëlojën nevojën e urinimit të shpeshtë dhe etjes, simptoma këto që janë të pranishme tek diabetikët. Kumbullat e zeza ndihmojnë trupin që ta konvertojë niseshtenë në energji, e cila rregullon nivelin e sheqerit në gjak. Hani jo më shumë se 2 kumbulla mesatare për të balancuar nivelin e sheqerit në gjak.
Qitro – Sipas një studimi lëngu i qitros ul nivelet e sheqerit në gjak aq sa Metformina, medikament për diabetin. Qitro rregullon nivelin e sheqerit në gjak dhe zvogëlon rrezikun për t;u bërë obez. Niseni ditën me 1 copë qitro ose 1 gotë lëng qitro.
Avokado – Përmban fibra të shumta që rregullojnë nivelin e sheqerit në gjak. Kaliumi në avokado zvogëlon simptomat e diabetit.
Luleshtrydhet – Janë një mënyrë e mirë për të plotësuar dëshirat për ushqime të ëmbla për diabetikët. Ato janë të pakëta në kalori dhe ndihmojnë në balancimin e sheqerit në gjak. Hani 4-5 luleshtrydhe mesatare në ditë.
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...