LDK zyrtarizon kandidatët për 11 komuna, këta janë emrat

01:14 | 22 Gusht 2017
Trina Galanxhi

Lidhja Demokratike e Kosovës i ka zyrtarizuar edhe emrat e kandidatëve të saj për kryetarë të njëmbëdhjetë komunave të vendit, në zgjedhjet që do të mbahen në vjeshtë.

Ndërkaq, partia e udhëhequr nga Isa Mustafa ka thënë se vendimin për kandidatët e saj për kryetar të Prishtinës dhe të Prizrenit do ta marrë të martën, raporton Gazeta Express.

Kandidat i LDK-së për kryetar të Obiliqit do të jetë Mehmet Krasniqi. Në Kaçanik do të kandidojë Shkëlqim Jakupi

Për kryetare të Hanit të Elezit, nga LDK do të kandidojë Hyrijete Isufi. Kandidat i LDK-së për kryetar të Gjakovës do të jetë Bekim Ermeni.

Në Rahovec do të kandidojë Ibrahim Kryeziu, kurse në Malishevë Sami Kafexhelli.

Kandidat i LDK-së për kryetar të Deçanit do të jetë Mal Lokaj, kurse për kryetar të Junikut do të jetë Tahir Isufaj.

Në Klinë do të kandidojë Besim Hoti, në Mitrovicë do të kandidojë Safet Kamberi, kurse kandidat i LDK-së në Vushtrri do të jetë Xhafer Tahiri.

Sipas LDK-së, “kjo listë e kandidatëve u ofron qytetarëve mundësinë dhe alternativën e vetme për të qeverisur mirë dhe pastër”.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme