Kujdesi që duhet t’i bëni flokëve pasi i ngjyrosni

00:47 | 22 Gusht 2017
Trina Galanxhi

Gjatë procesit të rritjes flokët e gjatë dhe të shëndetshëm mund të jenë një sfidë, sidomos sot kur ngjyrosja e flokëve është një gjë e pashmangshme nga shumica e femrave.

Përveç kësaj, shumë gra përjetojnë rënien e flokëve, gjë kjo e cila shkaktohet nga shumë faktorë, duke përfshirë përdorimin e tepruar të ngjyrave kimike, stresit, çekuilibrit hormonal, alergjive, dhe e fundit, por jo më pak të rëndësishme, gjenetikën.

Edhe pse vajrat natyrorë dhe masazhi i flokëve mund të jetë mjaft të dobishëm në ripërtërirjen e flokëve, megjithatë ka një përbërës që bën mrekulli në cilësinë e flokëve tuaj të gjatë.

Lëngu i qepës ka provuar  se është shumë efektiv në stimulimin e rritjes së flokëve të shëndetshmëm dhe në përmirësimin e cilësisë së përgjithshme të flokëve.

Shikoni videon më poshtë për më shumë detaje se si të përgatisni dhe të përdorni këtë recetë të mahnitshme:

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme